leoni

Hykmete  Bajrami - Muratit: Keni dështuar në çdo sferë e kulmi i dështimit janë sanksionet ndaj Kosovës si shkak i eksperimenteve tuaja

Hykmete Bajrami: Kosova po importon gjysmën e energjisë – “lulëzon mafia energjetike”

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka ngritur alarmin për krizën energjetike në vend, duke deklaruar se Kosova sot po importon rreth gjysmën e energjisë që konsumon. Bazuar në të dhënat zyrtare të KOSTT-it për datën 20 qershor 2025, Bajrami ka bërë të ditur se ngarkesa është 13,950 MW, ndërsa prodhimi vendor është vetëm 7,157 MW. Sipas saj, kjo gjendje është rezultat i dështimeve në menaxhimin e sektorit dhe i një “mafie energjetike” që përfiton nga ndërprerjet dhe defektet në prodhim. Bajrami thekson se brenda më pak se një muaji, tre blloqe të Termocentralit Kosova A kanë dalë jashtë funksionit: A3 më 19 qershor, A5 më 18 qershor dhe A4 në remont që nga 16 maji. Ajo thekson se këto defekte nuk janë përfshirë as në llogaritjet për rritjen e fundit të çmimit të energjisë prej 16.1%, e as në vendimin për përjashtimin e 1300 bizneseve nga furnizimi universal. Deputetja e LDK-së akuzon direkt Ministrinë e Ekonomisë, KEK-un, ZRrE-në dhe KOSTT-in për paaftësi dhe, sipas saj, për përfitime të qëllimshme në kurriz të qytetarëve, duke favorizuar kompanitë tregtare të energjisë si NOA dhe EFT e Vuk Hamoviqit. Ajo bën thirrje për hetime të menjëhershme nga Prokuroria ndaj asaj që e quan “mafie energjetike”.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …