Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se partia që përfaqëson tashmë ka një qëndrim të qart dhe të formësuar sa i përket bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje, duke theksuar se ky pozicion nuk varet nga letra e fundit e dërguar nga VV. Bajrami tha se çdo përgjigje zyrtare ndaj letrës së dërguar nga kryeministri Albin Kurti do të vijë vetëm nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili, sipas saj, ka ekskluzivitetin për të komunikuar në emër të partisë për këtë çështje. Letra iu ka dërguar kryetarit të LDK-së. Sigurisht që kryetari vetë do të përgjigjet dhe ai e ka ekskluzivitetin që t’u tregoj edhe juve se çfarë do të thotë për letrën. Mirëpo, LDK-ja e ka tashmë një qëndrim të formësuar sa i përket bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje. S’kemi qenë duke pritur letër në mënyrë që ta bëjmë qëndrim. Ne kemi qëndrim”, theksoi Bajrami.
