Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se fokusi kryesor i partisë së saj mbetet prezantimi i një programi të detajuar qeverisës, ndërsa ka kritikuar ata që përdorin tone të ashpra në fushatë, duke i akuzuar se nuk kanë plane konkrete. LDK nuk ka ndryshuar qasjen e saj komunikative dhe po fokusohet në ide dhe projekte, pa sulme ndaj kundërshtarëve politikë. “Gjuha jonë nuk ka qenë asnjëherë e ashpër. Në fjalimet dhe tubimet tona, ne nuk merremi me pushtetin apo me parti të tjera politike. Kjo qeveri ka pasur 51% të votave dhe një buxhet prej 12 miliardë eurosh, por nuk ka asnjë listë të projekteve apo rezultateve konkrete për qytetarët. Në vend të kësaj, vazhdojnë me deklarata skandaloze, shtoi Bajrami.
