Hykmete Bajrami mohon shkeljet për pagesat ndaj RTK-së: Vendimi ishte brenda ligjit, ndryshe nga “nëntoka e LVV-së”

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj akuzave që ajo dhe deputeti tjetër i LDK-së, Avdullah Hoti, pretendohet se kanë shkelur ligjin në vitin 2021, kur ndanë mjete buxhetore për pagat e punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës. Bajrami e quajti këtë një sulm nga “nëntoka e Vetëvendosjes”, duke shtuar se edhe pas gati pesë vjetësh në pushtet dhe me kontroll të gjerë institucional, asnjë shkelje ligjore nuk është konstatuar nga organet kompetente ndaj saj apo ndaj Hotit. “Nuk ka qenë shkelje ligjore. Vendimi i vitit 2021 ka qenë zgjidhje pragmatike brenda ligjit,” shkroi ajo, duke theksuar se vendimi kishte për qëllim që 700 punëtorët e RTK-së të mos mbeteshin pa paga. Bajrami iu referua pikës 4 të vendimit qeveritar Nr. 05/60, të datës 27 janar 2021, ku thuhet se në rast se Komisioni funksional i Kuvendit konstaton se shpenzimet nuk janë të pranueshme, atëherë Thesari obligohet që të ndalojë mjetet dhe të rregullojë shumën në tremujorët vijues — duke siguruar që vetëm shuma e miratuar të mund të shpenzohet brenda vitit fiskal. “Kjo është e vërteta. Ndryshe nga nëntoka e LVV-së, ne kemi evidentuar mbi 10 raste ku kemi kërkuar interpretim nga Gjykata Kushtetuese, dhe në shumicën dërrmuese kemi pasur të drejtë,” shtoi Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja pranon dokumente nga Serbia si prova: Shtohen dyshimet mbi paanshmërinë e gjykatës

Gjykata Speciale në Hagë ka konfirmuar pranimin e disa dokumenteve të dorëzuara nga autoritetet shtetërore …