leoni

Hykmete Bajrami: Nëse flitet për luftim dhe denigrim të zonjës Haxhiu, unë besoj se këtë është duke e bërë vet z. Kurti

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se mos votimi i Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të Kosovës nuk ka të bëjë me arsye patriarkale, sikur ka thënë kryeministri në detyrë Albin Kurti. Ajo ka theksuar më tutje nëse flitet për luftim dhe denigrim të zonjës Haxhiu, unë besoj se këtë është duke e bërë vet zotni Kurti. Deputetja, Hykmete Bajrami ka rikujtuar se partia Vetëvendosje prej se është bërë pjesë e Kuvendit në vitin 2010, nuk ka votuar për asnjë kandidat të Kuvendit të Kosovës, asnjëherë, nëse kandidati nuk ka qenë nga kjo parti. “Mënyra tani më dihet se e kanë të qartë se për të dalë nga ky ngërç politik është që Z. Kurti të ndryshojë kandidatin, ne nuk ia kemi kërkuar, ia kanë kërkuar partitë tjerë, ne edhe sot e kësaj dite nuk besojmë se kemi ndonjë lloj obligimi, meqenëse nuk jemi pjesë e ndonjë marrëveshje politike dhe konsiderojmë se me që zotëria nuk ia ka votat, ai duhet të bëjë marrëveshje politike me dikë dhe të zhbllokojë situatë, ose të ndryshojë kandidatin” ka porositur, deputetja, Hykmete Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Faton Peci: Ka pasur takime me Limajn – Nismën e shohim si partnere të mundshme

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, ka konfirmuar se kanë pasur kontakte me Nismën Socialdemokrate …