leoni

Hykmete Bajrami: Pamjet që po qarkullojnë nga KEK-u dëshmojnë për degradimin institucional të një sektori jetik

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka reaguar ashpër ndaj Qeverisë pas publikimit të një video nga sindikata e KEK-ut  ku një punëtor shihet duke dalë nga brendësia e kaldajës së Bllokut A5, në kushte tejet të rrezikshme dhe pa asnjë pajisje mbrojtëse. Ajo ka shkruar se pamjet nga kjo video dëshmojnë më së miri për degradimin institucional që i është një sektori jetik siç është ai i energjisë. “Punëtori në video dhe qindra si ai përkundër vështirësive, punojnë pa ndalë që vendi të mos zhytet në terr, derisa tenderët e KEK-ut ndahen nëderisa tenderët e KEK-ut ndahen në WhatsApp.Ky është KEK-u nën qeverisjen e Komitetit për Energji të Lëvizjes Vetëvendosje, me tenderë të negociuar pa garë, pa fizibilitet, pa transparencë, si tenderi për ”Rehabilitim dhe Modernizim e A3”, i hapur nga janari i këtij viti – tender 137 milionë euro me negociata, e për të cilin KEK-u as studim fizibiliteti nuk ka, e në anën tjetër, kompanitë e privilegjuara nga ky pushtet bëjnë qindra miliona qarkullim nga importi i energjisë. A e dini që ka katër vite që Albini, Artanja dhe të tjerë lavdërohen për fitimet në KEK-ut? Dilni, tregoni sot çka po ndodhë me atë fitim, sepse investime në remonte e modernizim nuk ka, paga më të larta nuk ka, kushte më të mira për punë nuk ka” ka shkruar mes tjerash, deputetja, Hykmete Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami reagon ashpër ndaj Muratit, mashtrues keni qenë dhe të tillë mbeteni

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të deputetit …