leoni

Hykmete Bajrami: Prokuroria duhet të zbarkojë në ZRRE nëse nuk e pezullojnë vendimin për “tregun e hapur energjetik”

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka vlerësuar se prokuroria duhet të zbarkojë në Zyren e Rregullatorit të Energjisë Elektrike nëse nuk e pezullojnë vendimin për “tregun e hapur energjetik”. Ajo ka shtuar më tutje se pas aktgjykimit të Gjykatës Komerciale, Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike, duhet të pezullojë vendimin për “daljen në tregun e hapur energjetik. “ZRrE-ja duhet ta pezullojë vendimin për përjashtimin e rreth 1300 bizneseve nga shërbimi universal i furnizimit me energji elektrike, në përputhje me vendimet e Gjykatës, deri në vendimin përfundimtar. Përndryshe, nesër, para datës 1 gusht, Prokuroria duhet të zbarkojë në zyrën e ZRrE-së dhe t’i pyesë: për interesat e kujt po punojnë ata aty? S’ka rrugë tjetër. Pikë” ka shkruar deputetja, Hykmete Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Pas Rozeta Hajdarit intervistohet edhe ish Sekretari, Irfan Lipovica

Ish-sekretari në Ministrinë e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Irfan Lipovica është duke u intervistuar …