Hykmete Bajrami reagon ashpër për rastin e Mitrovicës: “Kush ka prekur votat, e ka vendin në burg

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër pas raportimeve për parregullsi me fletëvotime në Mitrovicë, duke kërkuar hetim urgjent nga institucionet përgjegjëse. Bajrami tha se kushdo që ka guxuar të prekë vullnetin e qytetarëve duhet të përballet me drejtësinë. “Kushdo që ka prekur votat, kushdo që ka guxuar të prekë vullnetin e qytetarëve, e ka vendin në burg,” shkroi ajo, duke u bërë thirrje KQZ-së, Prokurorisë, Policisë dhe institucioneve të tjera ligjzbatuese të veprojnë pa vonesë për të sqaruar rastin. Ajo paralajmëroi se nuk duhet të trajtohet si “gabim teknik” një çështje që cenon besimin në procesin zgjedhor. “Askush nuk duhet të frikësohet nga zbardhja e së vërtetës. Procesi elektoral është lënduar dhe duhet sa më shpejt të ketë përgjigje dhe përgjegjësi,” theksoi Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Paskal Milo: Edhe sikur Serbia të ndërgjegjësohet, Moska ka synim që ta mbajë Kosovën në një gjendje krize

Paskal Milo: Qeveria e Kosovës duhet të kishte reaguar ndaj arrestimit të Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, ka reaguar ashpër pas kërkesës së Prokurorisë në Hagë për …