Hykmete  Bajrami - Muratit: Keni dështuar në çdo sferë e kulmi i dështimit janë sanksionet ndaj Kosovës si shkak i eksperimenteve tuaja

Hykmete Bajrami: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese konfirmoi qëndrimin e LDK-së, pavarësisht kostos politike

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se vendimi i së premtes i Gjykatës Kushtetuese është i qartë, ka hequr çdo dilemë dhe ka konfirmuar qëndrimet e deritanishme të LDK-së, pavarësisht kostos së lartë politike që partia ka paguar. Bajrami tha se nga nisja e procesit LDK-ja ka theksuar se votimi i një komisioni të fshehtë, që nuk është pjesë e agjendës së seancës konstituive, përbën shkelje kushtetuese. “Kemi qenë të sigurt dhe është konfirmuar ajo çka kemi thënë që nga fillimi, që votimi i një komisioni të fshehtë, i cili nuk është pjesë e agjendës së seancës konstituive, është shkelje kushtetuese. Mirëpo, kemi pritur që pas dhënies së afatit partisë së parë, kjo e drejtë dhe përgjegjësi t’i transferohet një partie apo koalicioni tjetër që mund t’i sigurojë votat. Si LDK, gjithmonë i kemi respektuar vendimet e Gjykatës; nuk ka pasur kurrë asnjë eksponent apo përfaqësues nga LDK-ja që ka shënjestruar gjyqtarët, pavarësisht kostos së lartë politike”, u shpreh Bajrami. Ajo kritikoi edhe qëndrimin e partisë së parë pas aktgjykimit, duke theksuar se LDK-ja do të vazhdojë të respektojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të veprojë në përputhje me to.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosje

Vetëvendosje kundër aktgjykimit të Kushtetueses për konstituimin e Kuvendit

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ashpër ndaj aktgjykimit të dytë të Gjykatës Kushtetuese për procesin e …