Brickos

Hysni Gashi

Hysni Gashi: Zhurmë e madhe për kriminelët e luftës

Vrasja e të akuzuarit për krime luftë në Kosovë Oliver Ivanoviq ende për motive të panjohura dhe për llogari të vet politikes beogradase ka zgjuar reagime të pamatura të politika vendore e në veçanti të atyre të cilët ende e ruajnë kumbarinë më serbe të cilët sikur kanë shprehur dhembje për humbjen e tij.

Personalisht mendoj se kërcënimi dhe vrasja për të ka ardhur pikërisht nga Serbia dhe ata që e vajtojnë atje, por në Kosovë sikur po e quajnë lider të moderuar të serbeve nga kumbarët si Veton Surroi e të tjerë që kërkojnë që më ceremoni shtetërore të përcillet në banesën e fundit.

Duke pare reagimet sa të njëra anë në tjetrën, dhe duke parë shfrytëzimin e momentumit politik për ta shfrytëzuar vrasjen nuk ke si të mos reagosh dhe të shprehesh mendimin personal rreth kësaj çështje.

Edhe pse shpesh here kam qenë i kritikuar nga shumë miq ka thënë se serbet janë më të sigurte në pjesët tjera të Kosovës së sa në veri të vendit, sepse përveç strukturave kriminale të krijuara nga vet Ivanoviq atje ka edhe grupe të mëdha ilegale që shpërlajnë paratë e liderëve në serbi.

Kërcënimet për Oliver Ivanoviqin nuk erdhën nga shqiptarët, ata erdhën në vazhdimësi nga politika në Beograd ku se pari Aleksander Gjuriq e patë quajtur në zgjedhjet e tetorit votën për Ivanoviqin si votë kundër Kosovës, dhe në fjalimin vjetor të Vuqiqit ku thoshte së përveç Listës Serbe asnjëra nga subjektet politike serbe në kosove nuk është në përputhje me politikat e Serbisë për Kosovën.

Ivanoviq dyshohej së kishte vrarë, dëbuar, plagosur e frikësuar me qindra shqiptare, por ai asnjëherë nuk i ndi i kërcënuar nga shqiptaret, përkundrazi atë e vrau politika kriminalë e Beogradit të cilën i shërbej një jetë të tërë.

Mirëpo në këtë vrasje po zbulohen edhe kumbarët e tij shqiptare që i dhanë aq shumë rendësi humbjes së jetës së tij me shume artikuj e reagime saqë të vjen të mendosh se ata ju gëzuan edhe politikave të Ivanoviqit për eliminimin e shqiptareve.

Për mua është vetëm një vrasje e një krimineli i cili u vra nga politika serbe për të mos u zbuluar krimet që ata kanë bërë në Kosovës, dhe se dyti politika serbe po shfrytëzon duart e veta të përgjakura me gjakun e tij për të akuzuar dhe nxitur urrejtje ndëretnike në Kosove.

Sot, edhe pse nuk është fizikisht mendoj së në vend  të reagimit të motiveve për vrasjen e tij është mirë të përforcohen argumentet për masakrën që ai dhe njerëzit e tij kanë bërë kundër shqiptareve në Kosove.

Kjo zhurmë për kriminelet është e pa pranueshme për zemrat të cilat i ka lënduar që 20 vite me radhë Oliver Ivanoviq dhe bashkëpunëtoret e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Agnes Hohl: Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe

Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe Behide Hansaj ka lindur në Pejë …