Gucati

Hysni Gucati: Gjykata Speciale nuk më lejoi të përshëndetem personalisht me krerët e UÇK-së, në Burgun e Hagës

Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati, ka rrëfyer për vështirësitë që ndjeu kur kuptoi se shokët e tij do të vazhdonin të qëndronin pas hekurave. “Më liruan një ditë më herët për arsye të caktuara. Ai foli për lidhjen e fortë që kishte krijuar me shokët e tij gjatë qëndrimit në burg, duke i përshkruar ata si më të afërt se familja e tij. Ka qenë shumë e vështirë t’i lë ata pas, ata burra më kanë qëndruar afër në kohët më të vështira.  Ai shprehu keqardhjen që Gjykata Speciale nuk e lejoi të përshëndetej personalisht me ish-krerët e UÇK-së. Është turp që nuk më lanë t’i përshëndes dorë për dorë. Ishte një çast t  rëndë, veçanërisht kur u përshëndeta me Jakup Krasniqin.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi kritikon ashpër Vetëvendosjen për kandidaturën e Haxhiut: “Shkelje kushtetuese dhe përçmim ndaj qytetarëve”

Kryetari i PDK, Memli Krasniqi, ka reaguar me tone të ashpra pas insistimit të Lëvizjes …