Kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, ka reaguar ashpër ndaj kërkesës së kryeprokurores Kimberly West për dënime deri në 45 vjet burg për secilin nga çlirimtarët e UÇK-së në Hagë. Ai e ka cilësuar këtë veprim si skandaloz, duke theksuar se me këtë kërkesë, West i ka kënaqur ata që ishin gjithmonë kundër Kosovës dhe çlirimit të vendit. “Serbia sot është e kënaqur me prokurorët që kanë punuar kundër Kosovës,” ka deklaruar Gucati. Ai shtoi se deklaratat e kryeprokurores janë të papranueshme për të dhe për të gjithë qytetarët e Kosovës, duke sfiduar pretendimet se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka pasur mbështetje. “UÇK ka pasur mbështetjen e të gjithëve,” u shpreh ai. Gucati theksoi gjithashtu se pret lirimin e Hashim Thaçit dhe të tjerëve, duke i konsideruar ata heronj dhe simbol të luftës për liri të popullit të Kosovës.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
