Hysni Gucati kritikon Gjykatën Speciale për moslejimin e vizitës së Salih Mustafës

Kryetari i veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati, ka kritikuar Gjykatën Speciale për vendimin që nuk e lejon Salih Mustafën të vizitojë babain e tij në gjendje kritike shëndetësore. Gucati ka theksuar se vetë Mustafa nuk ndodhet mirë me shëndet, pasi vuan nga diabeti, dhe se stresi i paraburgimit e përkeqëson situatën. “Vetë Salih Mustafa nuk është mirë me shëndet. Mërzia dhe stresi vetëm sa ia rëndojnë edhe më shumë gjendjen shëndetësore. I bëj apel ministrive përkatëse që të reagojnë sa më shpejt, sepse nesër mund të jetë tepër vonë. Nëse babai i Salih Mustafës ndërron jetë pa arritur ai ta shohë për herë të fundit, kjo do të ishte shumë vonë.  Gucati ka përshkruar vështirësitë emocionale të të burgosurve dhe ka kujtuar raste të ngjashme që ai dhe të tjerët kanë përjetuar në Hagë, duke theksuar dhimbjen dhe stresin që shkakton izolimi nga familja në momentet kritike.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti prezanton arritjet e qeverisjes dhe zotimet për mandatin e tretë në Podujevë

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, mbajti një tubim me elektoratin në Podujevë, ku bëri bilancin …