Hysni Gucati: UÇK nuk ka kryer krime, ishte ushtri çlirimtare që mbrojti kombin

Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati, foli para mijëra qytetarëve në protestën e mbajtur në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai theksoi se UÇK nuk ka qenë kurrë një organizatë kriminale, por një forcë çlirimtare që mbrojti qytetarët dhe kombin shqiptar. “Sot jemi mbledhur për t’i treguar partnerëve ndërkombëtarë dhe komunitetit ndërkombëtar se UÇK nuk ka kryer krime. Ne jemi këtu për të ngritur zërin, duke bashkuar shqiptarët siç e bëri edhe Skënderbeu në kohët më të vështira”, deklaroi Gucati. Ai kritikoi gjykatën në Hagë, duke e cilësuar si produkt të një rezolute të vitit 2011 në Parlamentin dhe Këshillin e Europës, që sipas tij, paraqet një akuzë të padrejtë ndaj UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku zhvillon vizitë zyrtare në Libi me ftesë të gjeneralit Khalifa Haftar

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka realizuar një vizitë zyrtare në Libi, e …