leoni

I arrestuari për trafik droge, Shemsi Bahtiri, i afërt me Vetëvendosjen – partia mohon funksionin e tij zyrtar

Shemsi Bahtiri, një nga të arrestuarit kryesorë në aksionin e Policisë së Kosovës kundër trafikimit të drogës, rezulton të jetë i njohur për lidhjet e tij me Lëvizjen Vetëvendosje. Ai është parë në aktivitete të shumta partiake dhe fotografi pranë zyrtarëve të lartë të kësaj partie në qendrën e Prishtinës. Megjithatë, Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar çdo lidhje zyrtare me të arrestuarin. Zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka, ka deklaruar për KALLXO.com se Bahtiri nuk mban asnjë funksion brenda strukturave të partisë. “Jo, i apostrofuari nuk ka ndonjë funksion brenda Lëvizjes Vetëvendosje,” u shpreh shkurt Manxhuka. Aksioni policor, i shtrirë në disa lokacione, u zhvillua si pjesë e një hetimi të gjerë për rrjete të organizuara kriminale, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje shtesë mbi pozicionin e Bahtirit brenda strukturës së dyshuar të trafikimit. Ngjarja ka ngjallur reagime të shumta në opinion, veçanërisht për shkak të lidhjeve të mundshme politike të të dyshuarit, ndërkohë që hetimet janë ende në vazhdim.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …