Richard Grenell

I dërguari amerikan në dialogun Kosovë – Serbi u ka bërë thirrje shqiptaro-amerikanëve që ta votojnë Trumpin

Ndërmjetësuesi special për Kosovën dhe Serbinë nga Administrata Trump, Richard Grenell, ka thënë se ka siguruar mbështetjen e shqiptaro-amerikanëve në Detroit. Grenell e ka bërë të ditur nëpërmjet një cicërime në Twitter se përfaqësues të bizneseve dhe liderëve religjioz ia kanë bërë të qartë se do e votojnë kandidatin republikan, Donald Trump. Zgjedhjet në SHBA do mbahen më 3 nëntor. Përveç Donald Trump, do kandidojë edhe Joe Biden, i cili momentalisht po prin në sondazhet e realizuara nga mediumet amerikane. I dërguari amerikan i ka bërë thirrje shqiptaro-amerikanëve edhe gjatë ditës së djeshme për të votuar për Donald Trump në zgjedhjet presidenciale më 3 nëntor.

 

Kontrolloni gjithashtu

Drejtësia troket pas 26 vitesh: Aktakuza për Reçakun gati, Prekazi në prag, krimet që Serbia s’mund t’i fshehë më

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në mungesë ndaj 21 shtetasve serbë …