leoni

Miroslav Lajcak

I dërguari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka biseduar në Prishtinë me zëvendës-kryeministrin, Besnik Bislimi

I dërguari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka biseduar në Prishtinë me zëvendës-kryeministrin, Besnik Bislimi, lidhur me takimin e 26 tetorit, të  kryeministrit Albin Kurti me liderët e BE-së. Lajçak edhe me këtë rast  ka konstatuar se është i nevojshëm zbatimi i plotë dhe pa parakushte i marrëveshjes për rrugën e normalizimit, të arritur në Ohër. Vizita e Lajçakut  po realizohet  në  kohën kur në Kosovë po zhvillohet debat rreth projektit për themelimin e asociacionit, të cilin kah fundi i tetorit e  kanë paraqitur emisarët euro-amerikanë. Ndërsa, shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell kishte thënë se “kushtëzimet e palëve, që ishin të papranueshme për palën tjetër, ishin pengesë për pajtim. Në një deklaratë të përbashkët pas samitit të BE-së, ishte bërë  ftesa që Kosova të nisë themelimin e asociacionit, ndërsa Serbia të njohë de facto Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ju ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të marrin pjesë në zgjedhje

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ju ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të marrin …