Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të dënimit, ndonëse ish-deputeti kishte plotësuar kriterin formal të vuajtjes së dy të tretave të dënimit. Vendimi është marrë më 11 dhjetor 2025, pas konsultimit me gjykatësit e paneleve që kanë shqiptuar dënimin, siç kërkohet nga Ligji për gjykatën speciale. Sipas njoftimit zyrtar, arsyeja kryesore e refuzimit lidhet me faktin se Shala nuk ka shprehur asnjë formë keqardhjeje apo reflektimi për veprimet që çuan në dënimin e tij, një element që vlerësohet thelbësor në procedurat e modifikimit të dënimeve. Trendafilova ka theksuar se rishqyrtimi i mundshëm mund të bëhet pas dy muajsh, por vetëm nëse vërehen rrethana të reja që dëshmojnë ndryshim të qëndrimit të të dënuarit. Ky vendim nënvizon edhe një herë se plotësimi i kriterit kohor nuk garanton lehtësim të dënimit, meqë procedurat për uljen apo modifikimin e tij mbeten plotësisht individuale dhe të varura nga sjellja, reflektimi dhe faktorë të tjerë të përcaktuar në rregulloren përkatëse.

Kontrolloni gjithashtu

Ramiz Lladrovci nis vizitën zyrtare në Izrael, thekson bashkëpunimin dhe miqësinë shqiptaro-izraelite

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka nisur vizitën e tij zyrtare në Izrael …