Ibrahim Hajdarmataj: KUSHTUAR DOKTORIT TË SHKENCAVE GEGË SOKOLI

Ibrahim Hajdarmataj: KUSHTUAR DOKTORIT TË SHKENCAVE GEGË SOKOLI

Shkrimtari i mirënjohur, autor i 20 librave të botuar, ka dalë këto ditë para lexuesve me një monografi të pasur artistike:
“GEGË SOKOLI NË KUJTESË TONË”.

Ai ka arritur të mbledhë shumë kujtime nga fusha e akademisë:

Prof.dr Mihallaq Kotoro shkruan:
“Në ato pak vite pune të tij si pedagog, ai sjell në kujtesë ambicien dhe seriozitetin në përgatitjen e leksioneve dhe materialeve plotësuese, krahas angazhimit dhe pjesëmarrjes së tij aktive në dy komponentët e tjerë të sistemit të edukimit universitar.”

Ndërsa Doc. Bujar Xheko shkruan:
“Inxhinieri Gegë erdhi nga baza si pedagog, pasi ishte përzgjedhur për rezultatet e mira që kishte pasur si specialist dhe për cilësitë e tij të mira për të qenë pedagog. Ai punoi shumë në ato vite për të krijuar një lëndë të re e të veçantë: Prodhimet e dyta pyjore dhe kulturat eterovajore.”

Ndërsa Kolec Traboini shkruan:
“Ai ishte i gjatë, me flokë të bardha, me vështrim të butë, i përqendruar dhe i apasionuar pas lojërave të shahut. Kur luante Gega, ne mblidheshim rreth tryezës dhe dëshironim të fitonte ai — dhe ai gjithmonë fitonte.”

Gegë Sokoli jetoi midis nesh, i përjetuar në plejadën e famshme të studentëve dhe pedagogëve të Fakultetit të Inxhinierisë së Pyjeve. Studiues e projektues i talentuar, model i modestisë dhe virtyteve të larta njerëzore.

Kjo monografi u mirëprit gjerësisht në Malësinë e Gjakovës – Tropojë.

Kontrolloni gjithashtu

Ramiz TAFILAJ: DY VËLLEZËR, DY ÇANTA SHKOLLE, NJË FLAMUR - RRËFIMI QË PO E NXJERR KOSOVËN NGA HARTA E VOGËL

Ramiz TAFILAJ: DY VËLLEZËR, DY ÇANTA SHKOLLE, NJË FLAMUR – RRËFIMI QË PO E NXJERR KOSOVËN NGA HARTA E VOGËL

-Nga Prishtina në Orlando. Nga mungesa e fondeve te medaljet e arta. Një histori që …