Sazan Ibrahimi

Ibrahimi: Komunat të gatshme ta përballojnë edhe një valë të re të përhapjes së Covid-19

Drejtorit të Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka deklaruar se komunat janë të gatshme ta përballojnë edhe një valë të re të përhapjes së Covid-19. Neve kemi kontakte të ditë për ditshme me kryetarët e komunave dhe drejtorët e drejtorive përkatëse dhe situata është e menaxhueshme dhe ende është komplet në kontroll. Përqindja e numrit të rasteve në raport me numrin e testeve tregon që jemi në kufijtë e gjelbër ende, mirëpo komunat kanë qenë të gatshme dhe do të jenë të gatshme të përballojnë edhe një valë të re të përhapjes së Covid-19. Mekanizmat të cilat komunat i kanë krijuar janë duke punuar, janë shtabet emergjente komunale dhe besojmë që me këtë situatë e cila është duke shkuar nuk do të kemi ndonjë rritje të jashtëzakonshme të të infektuarve, dhe shpresojmë që nuk do të kemi rritje drastike”, ka thënë drejtorit të Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Haliti

Xhavit Haliti i përgjigjet Kurtit: Është Vetëvendosje që po kap gjithçka – edhe OJQ-të, edhe universitetet

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka reaguar ndaj deklaratës së …