IKD ka paralajmëruar për pasojat që e presin Kosovën nga moskonstituimi i Kuvendit

Institutin e Kosovës për Drejtësi ka paralajmëruar për pasojat që e presin vendin tonë nga moskonstituimi i Kuvendit. Hulumtuesi në këtë institut, Naim Jakaj ka theksuar krahas pasojave të deritanishme, ndikimi negativ pritet të thellohet edhe më shumë në muajt vijues. “Prej 15 prillit, kur është dashur të konstituohet Kuvendi, pasojat janë në dy rrafshe: në rrafshin e jashtëm dhe atë të brendshëm. Në rrafshin e jashtëm tashmë pasojat janë evidente. Kosova dështoi të jetë pjesë e agjendës për t’u bërë pjesë e Këshillit të Evropës dhe për këtë çështje përgjegjëse është shumica parlamentare, partia e cila ka të drejtën të propozojë kryetarin e Kuvendit dhe shkon pastaj edhe me votimin e mandatarit. Çështja e dytë që në mungesë të Kuvendit të Kosovës tashmë është duke dështuar të marrë fondet në Planin e Rritjes të Bashkimit Evropian, fillimisht duke mos u votuar ose duke mbetur pezull dy marrëveshje ndërkombëtare” ka thënë për Ekonomia Online, Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj,

Kontrolloni gjithashtu

Ministri Krasniqi: Koalicioni qeverisës është stabil dhe se qeveria do ta përfundoj mandatin

Vesel Krasniqi: Tri dekada besnikëri dhe përvojë politike në krah të Fatmir Limajt

Vesel Krasniqi, një prej figurave më besnike dhe më të afërta të Fatmir Limajt, ka …