Ilir Mirena: Fashistit jugosllav, Enver Petrovci, duhet t'i hiqet ky çmimi që i ka dhënë ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku

Ilir Mirena: Deklarata e Albulena Haxhiut është skandaloze dhe e paprecedent

Gazetari Ilir Mirena ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila foli për një plan për të dëmtuar ministrin Faton Peci dhe qeverinë Kurti.
Në emisionin Pressing në T7, Mirena e quajti këtë deklaratë “skandaloze”, sidomos pasi ende po zhvillohen hetime nga njësitë e krimeve ekonomike. Ai tha se një verdikt i tillë politik, në kohë hetimi, është i paprecedent dhe i rrezikshëm. Mirena theksoi se rasti është raportuar nga Periskopi që në prill, duke zbuluar një kontratë të dyshimtë 20-vjeçare për një fabrikë mbetjesh shtazore. Sipas tij, fabrika e ndërtuar me rreth 10 milionë euro para publike, i është dhënë një kompanie që nuk ka investuar asgjë. Ai akuzoi ministrin Peci se ka sulmuar median dhe gazetarët, duke i quajtur “të korruptuar dhe shpifës”. “Sot, vetë Peci është i dyshuari”, përfundoi Mirena. Faton Peci është intervistuar nga Prokuroria Speciale për rreth pesë orë. Ai dyshohet se ka dhënë me qira pa ankand publik impiantin për mbetje shtazore kompanisë “LIP KS & IT SH.P.K”.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj konsideron se për dalje nga kriza, Kosova duhet ta krijojë Qeverinë e Unitetit Kombëtar, me të gjitha partitë politike

Haradinaj kritikon menaxhimin e seancës nga Dehari: Sjellje e çuditshme, Kurti po e thellon krizën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se …