Ilirjana Mehmetaj: Psikologe e përkushtuar për ndryshim real dhe shërbim ndaj qytetarëve

Në Deçan u mbajt një takim pune i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ku morën pjesë lideri i partisë z. Ramush Haradinaj, Kryetari i Deçanit z. Bashkim Ramosaj, aktivistë të shumtë dhe kandidatë për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Takimi u karakterizua nga një frymë e qartë përkrahëse dhe mobilizuese, duke reflektuar vendosmërinë për një dalje të fuqishme në zgjedhje dhe për ndryshime të mëdha pas tyre. Në fokus të këtij takimi ishte edhe Ilirjana Mehmetaj, kandidate për deputete me numër 105, nga Pozhari i Deçanit, psikologe me profesion e njohur për përkushtimin e saj në shërbim të qytetarëve dhe të shtetit. Mehmetaj vlerësohet si zë i qytetarit dhe zë i interesit publik, e angazhuar vazhdimisht në mbrojtje të vlerave shtetërore dhe nevojave të popullit. Duke folur për sfidat me të cilat përballet Kosova, Mehmetaj theksoi rëndësinë e përgjegjësisë institucionale dhe të qeverisjes funksionale:
“Profesioni i psikologut, por edhe edukimi familjar, më kanë mësuar t’i kuptoj vlerat e ndershmërisë, përgjegjësisë dhe humanitetit ndaj njerëzve dhe popullit tim. Kosova po kalon nëpër një rrugëtim të vështirë, të mbushur me sfida dhe probleme të grumbulluara që kërkojnë zgjidhje të shpejta.” Nga ana tjetër, pjesëmarrësit në takim nënvizuan se pas katër vitesh institucionesh jo funksionale, ekonomi të rënuar dhe rini pa perspektivë, qytetarët kërkojnë udhëheqje me përgjegjësi dhe vizion. AAK vlerëson se qeverisja e re do të shënojë kthesa të mëdha për vendin, me z. Ramush Haradinaj në krye, duke e rikthyer fokusin te puna konkrete, zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia e qytetarëve. Takimi në Deçan u mbyll me mesazhin e bashkimit dhe angazhimit për ndryshime të mëdha në dobi të qytetarit dhe të Kosovës, ndërsa kandidatë si Ilirjana Mehmetaj u cilësuan si zëra profesionistë dhe të përkushtuar për përfaqësim dinjitoz në Kuvend.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku

Vlora Çitaku: Çfarë pamë nga tubimi i LVV-së në Zvicër ishte një nivel tjetër i marrëzisë

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka shfaqur kritika ndaj asaj …