Importi i energjisë elektrike është rritur për 200 për qind

Nga të dhënat e Doganës së Kosovës mësohet për rritje të jashtëzakonshme të importimit të energjisë elektrike. Mësohet se krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024, për të njëjtën periudhë kohore, këtë vit ka pasur rritje të importit të energjisë prej 200 për qind. Derisa gjatë muajve janar, shkurt dhe mars të vitit 2024 vlera e energjisë së importuar ka arritur shifrën prej 44 milion eurove, gjatë muajit janar, shkurt dhe mars të këtij viti, vlera e energjisë së importuar ka arrit në 126 milion euro. Muaji kur është importuar më së shumti energji, është janari, me një kosto prej afër 48 milion euro.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …