Incident në Gazimestan: Policia shoqëron disa serbë për thirrje nacionaliste gjatë Vidovdanit

Policia e Kosovës ka shoqëruar disa qytetarë serbë në Gazimestan, pasi gjatë manifestimit të Vidovdanit ata dyshohet se kanë kënduar këngë nacionaliste dhe kanë bërë thirrje si “Kosova është Serbi”. Sipas raportimeve, disa prej pjesëmarrësve mbanin flamuj dhe bluza me simbole provokuese. Pamjet nga momentet e shoqërimit janë publikuar nga fotoreporteri Visar Kadrolli, ndërsa Policia ende nuk ka dhënë një raport zyrtar lidhur me zhvillimet në vendngjarje. Ndryshe, në një komunikatë të lëshuar më herët të premten, Policia e Kosovës kishte njoftuar se janë ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë për mbarëvajtjen e festimeve të Vidovdanit, që zakonisht përcillen me tensione dhe provokime.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Tahiri: Ramush Haradinaj president, garanci për stabilitet, partneritet të fortë me aleatët dhe siguri për shtetin

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka vlerësuar lart figurën dhe potencialin e …