leoni

INDEP-ja publikoi Studimin e Politikave “Ringjallja përmes kredive – Pritjet dhe Arritjet e masës së dytë të Pakos së Ringjalljes“

INDEP-ja publikoi Studimin e Politikave “Ringjallja përmes kredive – Pritjet dhe Arritjet e masës së dytë të Pakos së Ringjalljes“

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), në kuadër të projektit “Rimëkëmbje për Qëndrueshmëri” ka publikuar analizën me titull “Ringjallja përmes kredive – Pritjet dhe Arritjet e masës së dytë të Pakos së Ringjalljes”. Hartimi i këtij punimi u bë në kuadër të hulumtimeve, analizave dhe trajtimit të të dhënave të INDEP. Punimi publikohet si rrjedhojë e aktiviteteve dhe monitorimit në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike dhe është i qasshëm në shqip, anglisht dhe serbisht, i bashkangjitur në këtë email.
 Punimi trajton ringjalljen ekonomike nga perspektive e masës 2.1 – Subvencionimi i kredive investive. Ai synon analizimin e të dhënave, qëllimet dhe pritjet e masës 2.1 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike. INDEP synon që përmes punimit të sjellë informata të detajuara rreth kësaj mase, e në veçanti të sjellim rekomandime për Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, si dhe Zyrën e Kryeministrit, në mënyrë që objektivat e kësaj mase, por edhe pakos në tërësi të jenë të suksesshme dhe të kenë impakt sa më pozitiv tek qytetarët e Republikës së Kosovës. Gjithashtu, duke shfrytëzuar mësimet e nxjerra, ne synojmë që rekomandimet të shërbejnë si bazë për dizajnimin e pakove të reja që do të jenë edhe më të zbatueshme por edhe më efikase.
Punimi ka konstatuar që nevojitet dinamikë më e shtuar dhe bashkëpunim më i madh në mënyrë që synimet e masës 2.1 – Subvencionimi i kredive investive të zbatohen. INDEP ka trajtuar këtë masë si një nga më të rëndësishmet e kësaj pako dhe bënë thirrje që implementimi i masës në fjalë të jetë i plotë dhe i shpejtë. Përmes kësaj mase, Qeveria e Kosovës ka premtuar 30 milionë Euro të cilat do të kontribuojnë në rimëkëmbjen ekonomike të sektorëve më të prekur nga pandemia COVID-19.
Në punim janë paraqitur edhe gjashtë rekomandime të cilat sugjerojnë rritje të nivelit të zbatimit, intensifikim të kampanjave informuese, ndërgjegjësim të institucioneve përgjegjëse etj. Rekomandimet synojnë përmirësimin dhe avansimin e të gjitha masave aktuale të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, por edhe pakove tjera pasuese në të ardhmen. Andaj rekomandimet kanë konstatuar se nevojitet dinamikë e shtuar, informim më i detajuar dhe angazhim më i madhë, në mënyrë që të garantohen sukseset që tenton t’i arrijë Qeveria e Kosovës përmes Pakos së Ringjalljes Ekonomike. Në punim janë paraqitur edhe gjashtë rekomandime të cilat sugjerojnë rritje të nivelit të zbatimit, intensifikim të kampanjave informuese, ndërgjegjësim të institucioneve përgjegjëse dhe ngritje të nivelit të transparencës. Gjithashtu, INDEP inkurajon dhe bënë thirrje që vëmendje e shtuar duhet t’i kushtohet masave që ndihmojnë në transformimin e gjelbër energjetik dhe në uljen e nivelit të ndotjes mjedisore, pasi që rimëkëmbja duhet të jetë e gjelbër.

Ky publikim u mbështet nga Balkan Trust for Democracy (BTD), një projekt i Fondit Gjerman Marshall të Shteteve të Bashkuara dhe popullit amerikan përmes USAID-it. Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Balkan Trust for Democracy (BTD), Fondit Gjerman Marshall (GMF), USAID-it apo të Qeverisë Amerikane (US).

Kontrolloni gjithashtu

Në Gllogjan, shënohet e 26-vjetori i “Epopesë së Dukagjinit” dhe 25-vjetori i fillimit të sulmeve të NATO-s, kundër forcave serbe

Të dielën më 24 mars 2024, duke filluar nga ora 11.00 do të mbahen homazhe …