Inflacioni në Kosovë arrin 5.1% në tetor, rriten çmimet e energjisë, fluturimeve dhe ushqimeve bazë

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit, në Kosovë është rritur mesatarisht me 5.1% në tetor 2025, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2024, sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës. Në bazë mujore, inflacioni arriti në 0.6%, duke reflektuar presione të qëndrueshme mbi çmimet e konsumit në vend. Rritja e çmimeve është ndikuar kryesisht nga disa kategori të konsumit.  Sipas ASK-së, norma vjetore dhe mujore e inflacionit vazhdon të tregojë presione të dukshme mbi çmimet e konsumit në Kosovë, sidomos në grupet e energjisë, ushqimit dhe shërbimeve turistike, sektorë që mbeten ndër kontribuuesit kryesorë të inflacionit në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Telefonatë nga Haga: Krerët e UÇK-së i shprehin ngushëllime Salih Mustafës për vdekjen e babait

Krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që po mbahen në Hagë, i kanë shprehur ngushëllime …