Iniciativë e re për promovimin e turizmit në Deçan!

Drejtoria për Zhvillim Ekonomik e komunës së Deçanit nis një platformë promovuese për të gjitha aktivitetet turistike, kulturore dhe natyrore që zhvillohen në territorin e kësaj komune.

Çdo javë në faqën zyrtare të turizmit “Visit Deçani”, do të publikohen postime me aktivitete që organizohen nga qytetarët, Organizatat Jo Qeveritare apo grupet lokale.

Ftohen me këtë rast të gjithë qytetarët organizatat dhe dashamirësit e turizmit që të bashkëpunojnë me Drejtorinë e Zhvillimit Ekonomik, të ndajnë informata dhe materjale për aktivitete që do t’i organizojnë dhe të ndihmojnë për shpërndarjen e këtyre përmbajtjeve.

Le të vazhdojmë së bashku ta promovojmë Deçanin – një vend me natyrë të mrekullueshme, trashigimi të pasur dhe mikpritje të rrallë, thuhet në njoftimin e postuar në facebook të Drejtorisë për Zhvillimi Ekonomik të nënshkruar nga Drejtori Isuf Demhasaj.

Na kontaktoni për të dërguar aktivitetin tuaj!

Email:[email protected]

Facebook:visit Deçani

Tel:+383 46 111 334

Kontrolloni gjithashtu

Festivali Folklorik “I këndojmë Lirisë” ngërthen vlerat tona më të mira të trashëgimisë tonë kulturore e historike

Festivali i folklorit “I këndojmë Lirisë” që mbahet çdo vit në qytetin e Klinës ngërthen …