Inspektohen taksit  në  Malishevë

Drejtoresha e Inspektoratit në Komunën e Malishevës, Besartë Kryeziu- Ramaj me inspektorët, inspektoi taksit dhe gjatë këtij aksioni iu kërkua pronarëve të taksive i tërë dokumentacioni i duhur për ta zhvilluar veprimtarinë e tyre biznesore. Inspektorët gjatë inspektimit të taksive, lëshuan urdhëresa për disa  pronar të taksive që në periudhë brenda shtatë ditëve duhet t’i plotësojnë dokumentet për  veprimtarinë e tyre, në të kundërtën do t’u ndërpritet ushtrimi i veprimtarisë së taksive. Nga pronarët e taksive u kërkua që  inspektorati komunal të merr masa për luftimin e informalitetit të  kësaj veprimtari biznesore që po ushtrohet nga taksit ilegal, veprimtari e cila po na dëmton neve si taksi të rregullt me dokumentacion.

Mund të jetë një imazh i 1 person, makinë dhe rrugë

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa ka miratuar disa propozim-vendime

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Xhavit Zariqi së bashku me anëtarët e Komitetit …