Në vigjilje të shënimit të 16 Qershorit-Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Malishevës, organizohet aksion për dhurim vullnetar të gjakut

Në vigjilje të shënimit të 16 Qershorit-Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Malishevës, organizohet aksion për dhurim vullnetar të gjakut. Ky aktivitet do të zhvillohet me datë 13 qershor 2022, në Muzeun e Qytetit “Jahir Mazreku” në Malishevë, duke filluar nga ora 11:00 deri në ora 14:00. Aktiviteti organizohet nga Komuna e Malishevës, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut. Ftohen të gjithë ata që gëzojnë shëndet të mirë dhe kanë mundësi të dhurojnë gjak, ti bashkohen këtij aksioni.

Kontrolloni gjithashtu

Deçani mobilizohet për marshin për Liri “Kosova po pret” më 12 shtator

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, se …