Inspektohen të gjithë gurthyesit dhe betonjerkat në territorin e Malishevës

Drejtoresha e Drejtorisë së Inspektoratit të Komunës së Malishevës, Besartë Kryeziu- Ramaj, në koordinim me përfaqësues të sektorit të hetuesisë së  policisë në Malishevë, Zenel Halitaj, inspektuan të gjithë gurthyesit dhe betonjerkat, të cilat ushtrojnë veprimtarinë punuese, në tërë territorin e Komunës së Malishevës. Qëllimi i inspektimit ishte që të shohin drejtpërdrejt, a janë të pajisura me dokumentacionin e duhur gurthyesit dhe betonjerkat si dhe sa po i zbatojnë kriteret për mbrojtje të mjedisit. Sipas inspektoratit, këto kompani posedojnë tërë dokumentacionin e rregullt dhe të lëshuar nga institucionet qendrore dhe lokale për zhvillim të veprimtarisë punuese. I tëri ky aktivitet ishte i planifikuar dhe i rregullt, si dhe përfundoi brenda një jave.

Kontrolloni gjithashtu

U hap ekspozita personale me veprat e artistes Arbëresha Hasani Ameti

“Midis katrahurës së teksturës dhe zhurmës melodike” titullohet ekspozita personale që u hap mbrëmë në …