Inspektorati i Malishevës ndalon edhe një ndërtim pa leje

Inspektorati i Komunës së Malishevës, ka ndaluar punimet edhe në një ndërtim pa leje në qytetin e Malishevës. Ndërtimi pa leje, ishte duke u bërë në rrugën “Iliria”, që gjendet në mini transitin në qytet. Kjo ndërprerje ka ardhur, pasi pronari nuk ishte pajisur me lejet e nevojshme për ndërtim dhe nuk kishte respektuar urdhëresën e mëhershme të inspektoratit, për ndalimin e punimeve. Ndërprerjen e punimeve, e ka konfirmuar drejtori i Drejtorisë së Inspektoratit në Malishevë, Dibran Kastrati, sipas të cilit, inspektorati, është më shumë se kurrë i vendosur, për zbatimin e ligjeve në fuqi, ku përfshihen edhe dertimet që bëhen. Kastrati ka konfirmuar se në këtë rast, inspektorati, me datë 28.03.2018, kishte lëshuar urdhër për ndërprerjen e punimeve, mirëpo i njëjti nuk e kishte zbatuar këtë urdhër, ndërsa pas verifikimit në vendin e ngjarjes, inspektorati i ka bllokuar punimet dhe ka vendosur shiritat për ndërprerje të punimeve. Drejtori i Drejtorisë së Inspektoratit, Dibran Kastrati, ka bërë apel për të gjithë ata që duan të ndërtojnë, që të zbatojnë ligjet dhe paraprakisht të pajisen me dokumentet e nevojshme, ku përfshihet edhe leja e ndërtimit, pasi në të kundërtën, nuk do të lejohen ndërtime pa leje.

Kontrolloni gjithashtu

Pensionohet mësimdhënësja Xhulije Xhemajli pas 28 vitesh kontribut në arsim

Pas një karriere të gjatë në arsim, është pensionuar mësimdhënësja klasore Xhulije Xhemajli, e cila …