Inspektorati mbylli edhe një bastore sportive, për mosrespektim të ligjit

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës, ka mbyllur edhe një lokal afarist, përkatësisht një bastore sportive, e cila nuk e ka respektuar ligjin duke zhvilluar aktivitetin në largësi më pak se 500 metra nga institucionet publike. Kjo bastore, po ashtu kishte shpërfillur paralajmërimin e inspektorëve, të bërë ditë më parë, që ta mbyll lokalin apo aktivitetin. “Gjatë aksionit të inspektorëve të Komunës së Malishevës, është mbyllur një bastore sportive, së cilës, më datë 4 qershor të këtij viti, i është dhënë urdhër për mbylljen e lokalit, pasi nuk i plotëson kushtet për zhvillimin e aktivitetit, por i njëjti kishte shpërfillur paralajmërimin e inspektorëve komunal”, tha drejtori i Drejtorisë së Inspektoratit, Dibran Kastrati. Sipas Kastratit, kjo bastore nuk i plotëson kushtet në bazë të ligjit, pasi gjendet më afër se 500 metra nga institucionet publike, prandaj edhe kemi marrë aksionin për mbylljen e lokalit “Ne si drejtori, në asnjë mënyrë nuk do të lejojmë që të shkelen ligjet”, deklaroi Kastrati.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …