Inspektorët komunalë në Skenderajt konfiskojnë produkte jo të sigurta për konsumatorin

Inspektorët komunalë të komunës së Skenderajt, në kuadër të aktivitetit të tyre, kanë kryer një kontroll rutinë në marketet e Komunës së Skenderajt, ku kanë hasur në produkte të mishit pa deklaracion (jo të sigurta për konsumatorin), përkatësisht në “Viva Fresh Store”, ku pastaj është konfiskuar malli dhe është bërë asgjësimi i tij. Ndërsa, ndaj pronarit është shqiptuar gjobë, konform dispozitave ligjore.

Komuna e Skenderajt bënë apel te pronarët e marketeve që shesin gjëra ushqimore, të jenë të kujdesshëm me produktet që shesin, kurse nga qytetarët kërkon bashkëpunim për të raportuar rastet e tilla.

Kontrolloni gjithashtu

AAKV “Kastriotët” fitojnë dy çmime në manisfetimin kulturor-sportiv “Flakadani i Karadakut

Mbrëmë në edicionin e 23-të të festivalit të këngëve dhe valleve burimore shqipe, “Flakadani i …