Airport Adem Jashari
kek
tv dielli
MIT
Fillimi / Institucionet / Në Viti u lansua projekti “Përmirësimi i vet-punësimit dhe mundësive për punësim”

Në Viti u lansua projekti “Përmirësimi i vet-punësimit dhe mundësive për punësim”

Në prani të shoqatave të grave, udhëheqësve komunal, dhe përfaqësuesve të organizatave të tjera, organizuar nga Organizata Women 4 Women, në Viti është lansuar projekti “Përmirësimi i vet-punësimit dhe mundësive për punësim në Viti”, i cili u mbajt në kuadër të kampanjës sensibilizuese kundër dhunës në familje. Fjolla Raifi nga UNDP, ka theksuar se Vitia është njëra ndër komunat më bashkëpunuese. Ajo ka përmendur edhe aktivitetet që janë realizuar në Viti, ndërkohë që ka folur edhe për dhunën në familje, si fenomen mjaft shqetësues në shoqërinë tonë. I pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, i cili falënderoi donatorët për projektet që po realizojnë në komunën e Vitisë, ndërkohë ka vlerësuar lartë angazhimin e shoqatave të grave, që me përkushtim të madh po arrijnë të tregojnë rezultate të mira. “Shoqatat e grave janë storie e suksesit në komunën tonë. Ne si Institucione në vazhdimësi kemi mbështetur iniciativat e grave, duke përkrah përmes projekteve të ndryshme. Andaj, kështu do të vazhdojm edhe në të ardhmen”, ka thënë kryetari Haliti. Ky projekt realizohet nga Kosova Women 4 Women, në kuadër të Programit Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOad), që financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP).

Kontrolloni gjithashtu

Inspektorët në Skenderajt kanë shqiptuar gjobë për biznesin që nuk i respektoj urdhëresat e Qeverisë

Inspektorët komunal të Skenderajt kanë shqiptuar edhe 200 euro gjobë si formë vetëdijesimi për biznesin ...