Instituti “Musine Kokalari”: Qeveria pa strategji konkrete, Kosova humb afro 100 mijë veta nga fuqia punëtore

Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari” ka ngritur alarmin për një rënie të madhe të fuqisë punëtore në Kosovë, duke raportuar se gjatë vitit 2024 janë humbur afro 100 mijë veta nga tregu i punës. Sipas të dhënave zyrtare, numri i të punësuarve ka rënë me mbi 11 mijë krahasuar me vitin 2023, ndërsa numri i personave aktiv dhe joaktiv ka rënë me mbi 97 mijë. Gratë dhe të rinjtë mbeten më të prekurit: mbi 398 mijë gra janë jashtë tregut të punës dhe papunësia tek të rinjtë ka arritur në 19.5%. Instituti kritikon Qeverinë për mungesën e një plani konkret për përfshirjen e këtyre grupeve në ekonomi. Gjithashtu, 14.5% e punësimit vlerësohet si i paqëndrueshëm, duke rritur pasigurinë sociale. Instituti kërkon veprime emergjente, transparencë dhe politika të drejtuara për formalizimin e ekonomisë dhe përfshirjen gjinore.

Kontrolloni gjithashtu

Ibrahim Shala: OFENZIVA E MADHE KUNDËR VLERAVE TË UÇK-së

Ibrahim Shala: Balotazhi në Mitrovicë: Provë e vetëdijes kombëtare dhe qytetare”

Në zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025, Mitrovica mbeti në balotazh midis kandidatit të LVV-së, …