ISA FERIZAJ

Isa Ferizaj: Ka epoka që para tyre, bie n’gjunj historia

Ka epoka që para tyre, bie n’gjunj historia;

Enverjane, quhet njëra, mburret Shqipëria!

Ka kryeepoka, qendrojnë përmbi kohëra;

Prapë ajo, me lavdiemrin, Enver Hoxha!

Rrojnë kombet, në djep ëndrrat përkundin;  

Ushqejnë ato brezat, ligësitë që t’i mundin.

Lindi djalë Kombi im, mbarë, njohu dheu;

Foli bota me një zë: – U ringjall Skënderbeu!

Dy shqiponja kombi ynë, ato një, në Flamur;

Ballë hasmit e botëligës, s’u dhanë kurrë!

Lart tek Dielli, emrin truallit ia ngjiten me nder;

Njëri, pallëzhveshuri Gjergj, tjetri, gjeniu Enever!

Tetori, sa herë vjen, kryeditën mban në zemer;

Ditëmadhe ajo, i fali kombit të vetin emer.

I kohës majamal Tetori ynë, lindi kryenderin;

Në ballë të epokës historia, yll, pati Enverin!

Jona gjashtëmbëdhjetë tetorjane, cak historie;

‘Galaktikës’ njerëzore, i dha diell shqiptarie!

Do të ndrijë ai diellsa të ketë jetë mbi dhѐ;

Është ai për njerëzimin, Diell i ‘Botës së Re’!

Ja, erdh tetori, gjën Enverin n’zemren tonë;

Më i madhi i çdo kohe, Ai bir i shqiptarisë!

– Është yll i njerëzimit,- për Të, popujt thonë;

Ai prore, e jona dritë në hark të lavdisë!

                    *          *            *

Ditët tona, lindin, plaken me emrin Tënd;

E mendja fluturon, me Ty shqipe anë e kënd.

Me t’artat rreze na puth Dielli ndër mëngjese;

Përkrah tij, Ti, fryma jonë, je frymë shprese.

Në kohërat pa Ty, s’të harruam, n’gji të futem;

Nuk ulim krye, krenar për Ty, askujt s’i tutem.

Të gjitha malet sup më sup, e dorë për dorë;

Mbajnë mbi kreshta, Tëndin emer, si kurorë!

Rrufe mbi male ranë, emrin Tënd, dot s’e dogjën;

As stihitë, dalë nga çmendinat politike.

Si ‘Kumtrin’ në yllësi, Tënden dritë ndoqëm;

Në gjunj s’ramë, se Ty të patëm rreze drite!

Dot me ne s’u matën, i tremb e verteta Jote;

Se  t’peshon fjala Ty, sa peshë e kësaj toke!

Kellqe duhen, si ato t’malit, me Ty t’përballesh;

Që andej, me këtë kohë, Ti veç se tallesh.

Jetojmë në paradoks, krejt absurd, mendimi;

Urtësia kokëposhtë, jetën tremb zhgënjimi!

Në zemer Ty të kemi, ende kemi shpresë;

Rron, more, rron shqiptaria, ajo nuk vdes!

Me Ty në ëndrra zgjuar rrimë, ditët na i prin;

Kundër ke, o sa qen, mbi Ty koha hedh lavdinë!

Si Prometeu, njerëzimit ia fale dritën;

Simbole tonat, Ty, në zemer, n’flamur shqipen!

– Heej, more heej! Tungjatjeta, . . . tungjatjeta!

Oshëtijnë motet: – Enver Hoxha! Enver Hoxha!

Malet buçasin: – N’zemrat tona, sa t’jetë jeta!

Atmëmëdheu pohon: – Diell Ty, të ka epoka!

                  *        *          *

Ndër mëngjese kohërash, sa shkrep dielli;

Lart shikoj, sa shumë sot, po ndritka qielli!

Përkrah Diellit të shoh Ty, diellori Enver;

Jep dielli jetë, Ti na fal ne, veç pranverë.

Ndër vegime, me Ty, prore flas, kuvendoj;

Më bëhet se, kryekëngën, ende po ta dëgjoj.

Nëpër male, përmbi të bardhat majakreshta;

Ende koha jehon:‘Enver Hoxha, tungjatjeta’!

S’prân jehona, kënga fluturon në yllësi;

Ajo, si në legjenda, pa prâ të kërkon Ty!

Ndër ato Ti u fute, bashkë me legjendar;

Djalë, të pat Kombi, historia, yll në ballë!

S’prân koha, këndon për Ty, ende si dikur;

Ku ka këngë, që të zë Ty, o hero, kryeburrë?!

Zemerkombi djepi Yt, ai vargjet t’i përkund;

Shterr’ pa Ty zemra, ajo këngë, motet shkund!

Në këngë e në legjenda, Ti shpatëngjeshur;

N’kryemaja historie, fitimtari n’lavdi veshur!

Ndaj mallet, n’dekada motesh, këngën jehojnë;

As majakohërat, këngën goje s’ta lëshojnë!

Në jetë e, në këngë, me dorë në shpatë;

Gati sot ta vringëllosh, për t’kombit situatë!

Se kohërat, i pat ‘vulosur’ shpata Jote;

Pat ra si rrufe, mbi armiqtë e Nënës Loke!

Në të kombit zemer, për Ty kënga, vullkan;

Davarit re e stuhi e, gjallë ajo na mban.

Kënga Jote, të Nënëlokes tokë, ka taban;

Në shpirt shqiptarie, kënga Jote si balsam!

Përmbi kreshta malesh, sa herë ndër to dal ;

Dëgjoj kohërat: ‘Enver Hoxha, o tungjatjeta’!

E jehonjë lugjet: ‘Sa kto male, sa kto shrepa!

Këngën Tënde ta dëgjojë, hesht natyra, ndal!

Tënden këngë e marrin shqipet në fluturim;

N’pentagrame ylberesh, i bilbilit kompozim!

Dhe rrufetë, në gji e marrin, forcë t’u japë;

Ngjizur këngërrufeja, botëligën kall flakë!

Pyetin popujt mbarë: – Kryekënga ç’na thotë;

-‘Vjen me gjak liria, e vret gjumi, tonën botë’!

Mbushur bota plot xhahilë, plot çnjerëzorë;

Sot, në të botës kokë, krimturpnaja, kurorë!

Ah, moj kryekëngë edhe ty, në burg të futën;

T’ishe ti n’liri, botëmjerës, ia vrisje tutën.

Sot ‘Ylli’ yt, o kryekëngë, peshë, zemrat çon;

Në çdo varg e notë, për ‘Të renë Botë’ fton!

                  *        *       *

E shikoni, me ‘Pandemi’ po na trysnojnë;

Na duan si rrobotë, veç të na kontrollojnë.

Këngët të na i vrasin, lavdinë ta harrojmë;

Frikshëm njëriun, porsi ujkun, ta shikojmë!

Vlerat njerëzore, arkaike, me to po tallen;

Po na vret ndotësia, s’ka kush na qan hallet.

Të na nëpërkëmbte, kënd s’le, o legjendar;

Krejt zemrat thatë, digjen malli, o shqiptar!

Në humnerën tridekadshe, keq na fundosen;

Gjithë të zezat e botës, përmbi na i hodhën

E kurrë s’u ngopën e, s’po ngopët lukunia !

Si gjarpri nën gurë, heq prej tyre Shqipëria;

Sot n’ballë t’karvanit, s’del i miri, as i urti;

Krejt pa pritur, gomari del atje, ose bufi!

E në të karvanit krye, na prin veshëgjati;

Se bota kokëposhtë, lexojmë së prapthi!

Tri dekada përpëlitje, në fund të humnerës;

Harruar ‘shijepeshën’, krejt ia kemi vlerës.

O Enver, si në Tënden kohë, s’çmohet njeriu;

N’mes qyteti, nën hundë shteti, vritet fatziu!

Skllever n’kohëra moderne, sot proletarët;

Veshëshurdhin, bëjnë syqorrin, shtetarët.

Zhgërryhen vampirëbabëziturit si gomej;

Tri dekada, s’pat ‘limë’ shteti, për këta lakej!

Thonë se të gjithë ‘shokët’, i vrau Enveri;

Pat Enveri shokë, atdhetarët, n’ballë nderi;

Tradhtarët, veten vranë me të veten dorë;

Para botës edhe kombit, veten bënë horë.

S’pat Enveri ‘shokë’, passhpindës, hileqarë;

Me shqipet e luanët, prore bota e pati parë!

Këmba nuk i shkau, rrugëvështirës së lirisë;

Për vete dhe komb, zgjodhi udhën e lavdisë!

S’qenë kurrë, të Enveri ‘shokë’, tradhtarët;

S’fle shqiponja me çakenj, e dinë shqiptarët!

Për tradhtarët sot, loton krokodilpolitika;

Se prapë ajo, n’shpinë të Kombit, ngul thika!

Flasin kohërat, frikë s’e kanë, të vertetën;

Askush si Enveri, s’e nderoi me urti jetën!

Jetë e njeriut, më e çmuara, për Enverin;

Me dritëdijen stoli, ia vrau asaj terrin!

Ai, ajkë kryevlere, i dha jetës dinjitet;

Më të çmuar s’pat Ai, se të jetës ‘pushtet’!

I asaj, Ai nxënës, na e bëri jetën shkollë;

Me pjalm jete na ushqeu, ishte mendjehollë!

Përmes punës e dijes, ktheu jetën në stoli;

E n’gjoksin tënd, hije stolia t’ka, o Shqipëri!

Kazmën, pushkën edhe librin, dore s’i hoqëm;  

Humnere dolëm n’majamal, Enverin ndoqëm!

Vetë Ai thjeshtësia, vlerë e madhështisë;

Me popull gju më gju, se qe birë i ladisë!

Rrënjëngulur në t’vetin dhѐ, i Gjergjit, vëlla;

Prore, në pushtet lavdie, historia, ata i pa!

Për Komb e Atdhe, u tret Eeveri si qiri;

Se më shumë se t’veten jetë, desh për ta liri.

Kush provoi t’ia prekë folenë, n’kermë e ktheu;

As shantazhet, as lajkat, ligësia, dot s’e theu!

Shqiponjë, ish Ai, të zvarritet, s’e pa koha;

Vigan mal si Everest, ashtu e njohu bota!

Sado trazuar shqotash kohërat, Ai lartohet;

Vaki bërë s’ka, nga retë, Dielli të mbrohet!

Në kaltroshin qiell, rrinë yjet, të menduar?

Se shqiptaria, tash sa kohë në terr mbuluar.

Trojeshkretat, thatë mbetur, ‘flasin’ me veten;

Shumë të lypen, o Enver, t’ua ndrije jetën!

Djersijnë malet, jo nga vapa, por nga zori;

Kafshon hasmi, me një kafsh shkoqet Çakori!

Hidhen firma ndër ‘marrëveshje’, ik’ Ujëmani;

Tradhtia fushës dalë, t’thërret Kombi e vatani!

Si macja me miun, luan Europa me shqiptarë;

Xhelatpushtuesin, e mbron si të jetë viktima.

Se luftuam për liri, po na quan sot, barbarë!

Ah, t’ishe, Enver, do t’i digjje si vetëtima!

Do na mbroje lavdinë, para kurvës Europë;

Nën thundër shkaupna futin prapë, Enver!

Në duar tradhtarësh sot, me ne luan kjo botë;

Me këta zabit hyzmeqarë, politika sot e nderë.

Legjendarët heronj, s’guxon kush t’i përmend;

Veç tradhtarët, në piedestale, po zënë vend!

‘Terrorist’, Avniun quajnë, se e qelloi tradhtinë;

Gati janë, me hasmin, në një stan, bashkë të rinë!

Duket sheshit se n’damar, s’kanë gjak shqiptari;

Me ç’kujtohen e ç’bëjnë, lemeriset dhe gomari!

Toka s’i lë brenda, deti dallgë ngre, t’i fundos;

Zollumin trashën mjaft ata, yni durim po sos!

S’lejoje, Enver, t’vinin në pushtet matrapazët;

Bash si tcunam, përmbi ta i lëshoje tallazet!

Me hasmin pazare s’bëre, mu n’fole e godite;

– Heu, rrofsh Enver, – bota tha, – kombin ndrite!

I vetem, zemerluan, në lutra, nuk u theve;

Ti, para hasmit, s’u zvarrite, as zhgërreve!

Se, o Enver, prore si shponjë, dole në krye;

Sot, atje lart, je  i ndritshmi yll ndër yje!

                     *        *          *

Po vuan bota sot, e ka zënë poshtë kolera;

Oksigjeni po mbaron, fryjnë t’qelbtat erëra.

Se anë e mbanë, babëzia nuk ka të ngopur;

Zhytur njerëzimi, në kënetën e tejndotur!

Shpresojnë sot, nga qielli t’iu vijë shpetimi;

Se Ty, Diell të ka njerëzimi, dridhet krimi!

Kohërat tutje, Ti këtu, je këtu, rrënjëngulur;

Drejt Teje derdhur stuhi, prore i ke mundur!

Sa të rrojë Dielli edhe yjet të mos shuhen;

Dritë e tij, drita Jote, n’zemra kombesh ruhen.

S’lind pa diell jeta, as liria pa dritën Tënde;

Udhën, ndrin njerëzimit, urti e Tëndes mendje!

Sot bota kazan mbi zjarr, ajo zien e vlon;

Humbur ‘busulla’, njerëzimi s’din ku shkon.

Lënë popujt atdhenë, pasuritë ua rëmbejnë;

As qindramijëra netë, bëmat dot s’i rrefejnë!

‘Globalizmi’, çmenduria që botën po çmend;

Fshin të vegjlit e, më të mëdhenjtë po i dend!

Pa hiç merak, me pandemi po na ‘pudrosin’,

Vlerat botës ia tjetersojnë, po ia groposin.

Të kishe qënë, o Enver, t’u tregoje vend’;

S’do t’i lije të na merrnin nëpër këmbë.

Do t’na shpëtoje nga ky siklet e, kjo mizori;

Për jetë borxh të kanë, Atdheu me shqiptari!

Ma thotë mendja, kështu gjatë s’do të zgjasë;

Shpejt dita vjen, që mendjes, njeriu t’i thërrasë!

Do zgjohet Bota nga kllapia, veten ta gjykojë;

Atëherë, porsi diell, ‘Botë e Re’ do të agojë.  

Tëndin obelisk, koha, dita –ditës e ngre lart;

Madhështori n’gjoks t’atdheut, Ti, yll i artë!

Fryn e shfryn ligësia, botës t’ia thajë shpirtin;

Edhe sot si atëherë, Tuat mësime ndritin!

                   *        *          *

Lebetitet sot tirani, tirania po heq ahpirt;

Po heq shpirt botëkalbura, horizonti shndrit.

Lindni Ti e Dielli, njëherësh, t’na ndriçoni;

Kur terri shtrin pushtetin, jetën ju e zgjoni!

Ti Enver, kalorës lirie, nëpër tanët tetorë;

‘Galaktikash’ mendësie, o i madhi dritënor!

Ngrysur motet, me dimra ngjajnë, pa Ty,

Hutuar edhe koha, në ballë të saj, ishe sy.

Nuk shterron për Ty muza, kroi që buron;

Nuk vdes për Ty kënga, lumi e këndon.

Ndër ‘lëndina’ dashuie, porsi lule lulëzon;

Zemernjerëzia, këngën, mbarë ta këndon!

Ajo e shqipja, në madhështi, kanë folenë;

E këngës ëmbëlsi, në t’bilbilit cicërimë.

Ujëvarë ylberjane, kënga ushqen dhenë;

Dimrave që kanosin, papë, ajo kushtrim!

Zemrave, kënga Jote, ëndrrash e këndojmë;

Ajo, krahë na jep, porsi shqipet t’fluturojmë.

Kënga Jote, gojë në gojë, si ndër legjenda;

Sa t’rrahë e njeriut zemer, rron ndër ne kënga!

Shekujt brohorasin: – Tungjatjeta! Tungjatjeta!

Jehojnë malet: – Sa tonat maja e këto kreshta!

 Enver Hoxha! Enver Hoxha! – nëpër kohëra;

Ndezur zjarrin ajo mban, zemrave nëpër vatra!

 

Tiranë, më 16 Tetor 2020.

 

Kontrolloni gjithashtu

FADIL REXHA: KUR MUNGON LUANI MAJMUNËT BËHEN MBRETËR

Fadil Rexha: LARGIMI NGA VENDLINDJA

Ishte një mëngjes i ftohtë pranvere me bore e shi. Me lot në sy, u …