Habitem kur dëgjoj sesi hyjnizohet Amerika, aq sa më duket se predikohet nga një kategori shqiptarësh se asaj iu dashka t’i marrim leje edhe për frymën që marrim për të jetuar!!!!
Amerika (SHBA) duhet vlerësuar, nderuar e çmuar, reciprokisht, aq sa ajo i njeh këto norma njerëzore, por kur ajo thotë: SHBA-të s’kanë askend MIK, por gjithë të tjerët duhet ta kenë atë MIKE, dihet se ç’mike është ajo.
Edhe Kosovën e “deshën” vetëm kur bijtë e bijat e saj derdhën lumenj gjaku dhe falë jetë për fitoren e lirisë së vet. Ky ishte çasti, që SHBA, si gjahtare e sprovuar, i erdhe për ta FITUAR Kosovën. Përse gjithçka i përkushtohet Amerikës e, nuk zihet në gojë, ose edhe kur zihet, lufta e qendresa shekullore, por edhe ajo e LÇK dhe e UÇK, e kryekomandantit legjendar ADEM JASHARI, mezi shqiptohet, sepse i mbetet qejfi kryepadrones së botës, pra edhe të shqiptarëve…!!!
Kjo dukuri shfaq ndjesi nënshtrimi e përgjunjëzimi.
Po gjaku dhe jetët e bijëve dhe bijave shqiptare gjithëkombëtare, a nuk patën asnjë rol në fitoren e lirisë?!! Filozofia dialektike historike përcakton se, FAKTORI I BRENDSHËM PRORE ËSHTË FAKTORI VENDIMTAR! Faktori i jashtëm, prore është ndihmues. AMERIKA ATY ISHTE KUR NA NDANË COPA-COPA, KUR NA VRANË E NA I MORËN TROJET TONA , KUR NA SHPËRNGULËN E NA DEGDISËN NËPËR DHENA TË HUAJA E, AJO VEÇSE MIRATOI NDARJEN LONDINEZE TË 1913-ës, MË 1920. KURRË S’FOLI PËR SHQIPTARËT JASHTË SHQIPËRISË POLITIKE,DERI NË VITIN 1999, KUR E PA SE I ERDHI ÇASTI I SHUMËPRITUR, POR U MUNDUA EDHE ATA BRENDA SAJ T’I BËNTE SIÇ NA BËRI, PAS VDEKJES SË ENVER HOXHËS!!!