Në fjalimin e tij para sallës së improvizuar ku po mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, kryeministri Isa Mustafa ka shprehur papajtueshmëri me sjelljen e opozitës ndaj seancës së sotme dhe seancave paraprake. “Kjo çka po ndodh është akt kriminal. Drejtësia duhet të merret me ta. Ata që po hedhin gaz e po cenojnë shëndetin e qeverisë, duhet të përgjigjen para ligjit”, ka thënë kryeministri ka kërkuar që institucionet ligjore të merren sa më parë me opozitën. Kërkoj prej institucioneve që të marrin masa, sepse shteti është në pyetje nënvizon kryeministri, Isa Mustafa.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami reagon ashpër ndaj Muratit, mashtrues keni qenë dhe të tillë mbeteni
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të deputetit …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
