Isa Mustafa

Isa Mustafa: Nëse LDK-ja ose PDK-ja i bashkohen Vetëvendosjes do të kemi qeverisje pa opozitë

Ish kryeministri i Kosovës dhe ish kryetai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka vlerësuar se nëse Lidhja Demokratike e Kosovës apo Partia Demokratike e Kosovës i bashkohen Vetëvendosjes në koalicion qeverisës, atëherë në Kosovë do të kemi qeverisje pa opozitë. Ai ka deklaruar për Kosovarpes se Lidhja Demokratike e Kosovës do të forcohet më tepër vetëm nëse zhvillon një opozitarizëm të fortë karshi pushtetit të Vetëvendosjes. “Unë nuk shoh asnjë arsye që ne ta forcojmë edhe më shumë këtë pozitë sesa që është. Sepse ata i kanë pasur 57 vota. Mund të marrin vendime të cilat duan. Për mua, LDK-ja mund të forcohet më tepër në qoftë se zhvillon një opozitarizëm të fortë, edhe më shumë i ndihmon Kosovës me një opozitarizëm të fortë sesa që pushtetit në Kosovë duhet të ketë opozitë të fortë” ka porositur ish kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i OEK- ut, Lulzim Rafuna, kritikoi mënyrën se si Qeveria e Kosovës ka zyrtarizuar rritjen e pagës minimale

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka kritikuar mënyrën se si Qeveria e …