Ischinger

Ischinger: Kosova ka nevojë për trajtim të barabartë me shtetet e tjera të rajonit e jo vetëm për fjalë e premtime

Diplomati i shquar gjerman, Wolfgang Icshinger,  ka kritikuar Bashkimin Evropian për qëndrimin për liberalizimin e vizave për Kosovën. Ai ka theksuar se Kosova ka nevojë për trajtim të barabartë me shtetet e tjera të rajoni, e jo vetë për fjalë e premtime. Qytetari kosovar pyet me të drejtë çfarë kemi bërë ne gabim, që ndryshe nga serbët, kundër të cilëve NATO-ja ka zhvilluar madje luftë, nuk mund të hyjmë pa viza në BE. Unë këtë e konsideroj një gabim të madh kapital, që këto trajtime të ndryshme nuk u eleminuan me kohë, i ka deklaruar diplomati i shquar gjerman, Wolfgang Ischinger, Radios Dojçe Welle. Ai ka shtuar më tutje se në Ballkan vazhdojnë problemet etnike, ekonmike dhe të papunësisë për shkak se atje vazhdojnë të udhëheqin politikanë të këqinj.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët pa punë, por me asistentë: 52 kontrata të nënshkruara, paga mbi 700 euro për staf

Pavarësisht se Kuvendi i Kosovës nuk është funksional dhe nuk ka zhvilluar asnjë veprimtari substanciale …