Lulzim Peci

Ish-ambasadori i Kosovës në Finlandë, Lulzim Peci, ka kritikuar Qeverinë Kurti pas futjes së vendit në krizë energjetike

Ish-ambasadori i Kosovës në Finlandë, Lulzim Peci, ka kritikuar Qeverinë Kurti  pas futjes së vendit në krizë energjetike. Ai iu ka drejtuar qeverisë me fjalët se termocentralin nuk e donit, i cili deri tash ka mundur të përfundohet. As termocentralin me gaz nuk po e do qeveria në pushtet. Ish-ambasadori tha se tash populli do ta shijojë vetëm terrin dhe varfërinë që vije si pasojë e mungesës së energjisë. Tani vetëm mund ta shijojmë terrin dhe varfërinë që do të pasojë prej mungesës së energjisë”, shkroi Peci. KEDS sot ka njoftuar se do të ketë reduktime si pasojë e krizës energjetike. Në momentin e raportimit, disa lagje në Prishtinë janë pa rrymë, ndërkohë që reduktime ka në të gjithë Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka dërguar për herë të …