Ish-avokati i Thaçit, Gregory Kehoe, emërohet Prokuror i Përkohshëm në SHBA

Gregory W. Kehoe, ish-avokati mbrojtës i Hashim Thaçit në Gjykatën Speciale në Hagë gjatë viteve 2021–2024, është emëruar Prokuror i Përkohshëm i Shteteve të Bashkuara për Qarkun e Mesëm të Floridës. Emërimi është zyrtarizuar më 31 mars 2025 nga Sekretarja e Drejtësisë dhe Prokurore e Përgjithshme, Pam Bondi, si pjesë e një riorganizimi të gjerë nga administrata e Presidentit Donald Trump, e cila ka zëvendësuar prokurorët federalë në të tre zonat kryesore të Floridës. Kehoe, me një karrierë të gjatë në sistemin amerikan të drejtësisë dhe me përvojë ndërkombëtare në gjykata penale, përfshirë ato për krime lufte, konsiderohet si një nga figurat më me peshë në fushën e drejtësisë penale. Emërimi i tij në këtë pozitë thekson rëndësinë që administrata aktuale i kushton forcimit të ndjekjes penale në nivelet federale.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …