Ish-eprorët, Sokol Dobruna dhe Halil Çadraku, do të dëshmojnë në gjykimin e krerëve të UÇK-së, në Hagë

Në kohën kur gjykimi në rastin e krerëve të UÇK-së është intensifikuar dukshëm, dëshmitarët po vazhdojnë dëshmitë e tyre para trupit gjykues. Drejt Hagës së fundmi kanë udhëtuar edhe Sokol Dobruna dhe Halil Çadraku. Të dy do të jenë dëshmitarë në gjykimin kundër  Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Lajmin e ka konfirmuar edhe avokati i tyre Arianit Koci, i cili gjithashtu ka udhëtuar drejt Hagës. Njoftimin e ka bërë të ditur edhe vet Halil Çadraku nëpërmjet një postimi.

Kontrolloni gjithashtu

LVV shpenzoi mbi 4.5 milionë euro në 2025, më shumë se të gjitha partitë kryesore së bashku

Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar mbi 4 milionë e 500 mijë euro gjatë vitit 2025, duke …