Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sërish ka kritikuar qeverinë dhe kryeministrin Albin Kurti. Ai akuzon qeverinë Kurti për korrupsion dhe frikë nga dialogu dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kritika e Haradinajt kishte të bënte me planet qeveritare në fushën e energjisë. Sipas ish-kryeministrit, me Kurtin në krye Kosovës po i vështirësohet mundësia e ecjes përpara. Mund të themi që majtizmi ekstrem po e dërgon Kurtin dhe Vetëvendosjen drejt luftës së klasave dhe në luftë kundër aleatëve, që nënkupton po ia vështirëson Kosovës mundësinë e ecjes përpara!”, ka thënë mes tjerash, Ramush Haradinaj.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
