leoni

Kaja Kallas

Ish-Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, arrin në Bruksel për të marrë postin e shefes të diplomacisë së BE-së

Ish-Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, ka mbërritur në Bruksel ku pritet të konfirmohet nga Parlamenti Evropian si Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, duke zëvendësuar Josep Borrellin. Kallas ka folur për një “fillim të ri” dhe ka njoftuar për takimet e saj të ardhshme me kolegët në shërbimin diplomatik. Pas postimit të saj, ka folur  profesori dhe eksperti i njohur i Ballkanit, Daniel Serwer, i cili e ka shpërndarë postimin e Kallas me një mesazh të fuqishëm. Serwer ka sugjeruar që Bashkimi Evropian duhet të braktisë politikën e saj të qetësimit të Beogradit, të cilën ai e konsideron të dështuar, dhe në vend të kësaj, të fokusohet në ripërtëritjen e angazhimit ndaj të drejtave individuale të njeriut, si dhe ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Kontrolloni gjithashtu

Debate në KQZ mes Listës Serbe dhe partive shqiptare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur sot mbledhjen me debate të ashpra mes përfaqësuesve të …