Fatmir Sejdiu: Koalicion mes Vetëvendosje - LDK, duhet të formohet mbi interesin e Kosovës dhe qytetarëve

Ish-kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu ka bërë të ditur se do të garojë përsëri për postin e kësaj partie

Ish-kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu ka njoftuar se do të garojë përsëri për postin e kësaj partie, ndërsa ka pohuar se ky subjekt politikë duhet të shkojë i vetëm në zgjedhje. Sejdiu ka thënë se ishte i interesuar të garonte për kreun e LDK-së edhe më 2015, por se e kishin penguar dhe po ashtu deklaroi se pengesa ka edhe tani. Ai ka shprehur frikën e tij se kryetari aktual i kësaj partie, Isa Mustafa, mund t’i eliminojë konkurrentët e tij në zgjedhjet e brendshme të 3 gushtit. Ish-kryetari i Kosovës, ka thënë se kuota prej 50+1 për qind e totalit të vota për t’u nominuar për kandidat për kryetar të LDK-së, në parim është antikushtetuese.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja Nagavci

Instituti Albanologjik: Ministrja Nagavci po anashkalon ligjin dhe kompetencat e Këshillit Drejtues

detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci, duke shprehur habinë dhe pakënaqësinë që komunikimi është bërë përmes …