Kërkohet miratimi i buxhetit nga kjo legjislaturë, ndryshe nuk mund të ekzekutohen ndihmat financiare dhe qytetarët mbesin pa paga

Islam Pacolli i AKR-së dhe Milaim Zeka i Nismës kanë tërhequr nënshkrimet për shfuqizimin e Gjykatës Speciale

Ditën e mërkurë pritet të kthehet në Kuvend shfuqizimi i Ligjit për Gjykatën Speciale, me ç’ rast do të vendoset nëse do të procedohet më tutje Projektligji për shfuqizimin e ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Deri tani, nga lista e 43 deputetëve nënshkrues të iniciativës, vetëm Islam Pacolli i AKR-së dhe Milaim Zeka i Nismës kanë tërhequr nënshkrimin e tyre. Deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, ka thënë se do të veprojë ashtu siç do të vendosë grupi parlamentar i partisë. Deputeti tjetër i PDK-së, Bekim Haxhiu, nuk ka dhënë asnjë koment për këtë temë. AAK-ja vazhdon të mbajë qëndrim të njëjtë, me gjithë kritikat e shumta për këtë të zyrtarëve ndërkombëtarë e përfaqësuesve diplomatikë në Prishtinë. Deputetja, Time Kadrijaj, ka thënë se ata nuk do të tërhiqen, përveç nëse këtë e bëjnë iniciuesit. Deputeti i Nismës Milaim Zeka, e ka tërhequr nënshkrimin dhe ka thënë se nuk do ta përkrahë shfuqizimin e Speciales, pavarësisht se NISMA do ta votojë shfyqizimin e Gjykatës Speciale kundër UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi kritikon ashpër Vetëvendosjen për kandidaturën e Haxhiut: “Shkelje kushtetuese dhe përçmim ndaj qytetarëve”

Kryetari i PDK, Memli Krasniqi, ka reaguar me tone të ashpra pas insistimit të Lëvizjes …