Bahtiri: Ura e Ibrit do të hapet së shpejti dhe hapjen e saj nuk mund ta kushtëzoj askush

Ismet Kryeziu: Hapja e Urës së Ibrit mund të rrezikojë bashkëpunimin me aleatët

Ismet Kryeziu nga Demokracia në Veprim ka shprehur shqetësim lidhur me pasojat e mundshme të hapjes së urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Ai  tha se nëse kjo hapje çon në prishjen e bashkëpunimit me aleatët kryesorë të Kosovës, si Amerika, BE-ja, dhe NATO-ja, atëherë përgjegjësia për këto veprime do të bie jo vetëm mbi Qeverinë Kurti, por mbi të gjithë shoqërinë. Lëvizja e lirë nuk duhet të paraprijë marrëveshjet politike, por përkundrazi, marrëveshjet politike duhet të krijojnë kushtet për lëvizjen e lirë dhe hapjen e urës. Kryeziu paralajmëroi se veprimet e papërgjegjshme mund të kenë pasoja të rënda për marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Shefi i ri i Zyrës së BE-së në Prishtinë, ambasadori Aivo Orav ka biseduar me ndërmjetësin evropian për dialogun, M. Lajçak

Ambasadori britanik falënderon Aivo Orav për kontributin në rrugën euro-atlantike të Kosovës

Ambasadori i Mbretëria e Bashkuar në Kosova, Jonathan Hargreaves, ka shprehur mirënjohje për Aivo Orav …