Në mungesë të përgjigjjes ndaj Propozim-Kërkesës për Shtatoren e të Burgosurit Politik Shqiptar në Prishtinë!
Shoqatës së të Burgosurve Politik Shqiptar të Kosovës,
Kryetarit, z. Shefik Sadiku,
Të nderuar,
Më datë 2 Qershor 2023, ju kam drejtuar një Propozim-Kërkesë zyrtare lidhur me ngritjen e Shtatores së të Burgosurit Politik Shqiptar të Kosovës dhe Viseve shqiptare nën ish-Jugosllavi, si dhe propozimin për emërtimin e hapësirës përkatëse publike në Prishtinë te Sheshi Fontana, me emrin “Sheshi i të Burgosurit Politik Shqiptar”!
Deri në këtë moment kur po ju shkruaj, nga Shoqata e të Burgosurve Politik Shqiptar të Kosovës nuk kam pranuar asnjë përgjigje zyrtare, as pozitive dhe as negative, lidhur me këtë Propozim-Kërkesë!
Mungesa e reagimit pozitiv të Shoqatës së Burgosurve Politik të Kosovës, ndërkohë që kam marrë me dhjetra, qindra e mijëra përgëzime e mbështetje nga të gjitha anët, mbetet e pakuptueshme, veçanërisht duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një iniciativë që synon nderimin kolektiv të qindra dhe mijëra të burgosurve politikë shqiptar anë e kënd ish-Jugosllavisë, shumë prej të cilëve janë mbytur në torturë, kanë sakrifikuar jetën, shëndetin dhe rininë e tyre për lirinë, dinjitetin kombëtar dhe çlirimin definitiv të Kosovës nga Serbia pushtuese!
Qëndrimi i heshtur, nuk i shërben as respektit dhe nderimit ndaj kujtesës historike, e as rolit përfaqësues që Shoqata e të Burgosurve Politik, ka ndaj kësaj kategorie të shenjtë të rezistencës shqiptare!
Kjo letër mbetet një dëshmi e faktit se propozimi është dorëzuar, por nuk është trajtuar dhe as nuk ka marrë përgjigjje pozitive nga organet përkatëse të Shoqatës!
Me shpresë se kjo çështje do të marrë vëmendjen e merituar në të ardhmen!
Ju dëshiroj të gjitha të mirat dhe përulem me nderim e mirënjohje të thellë ndaj Juve ish-të Burgosurve Politik Shqiptar në ish-Jugosllavi, qe keni vuajtur shumë nëpër kazamatet famkqija jugosllave-serbe!
Me respekt,
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 8 Shkurt 2026!
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
